Juve kujton Riza Lushten
Kampionët e shumëfishtë Italian përkujtojn Futbollistin Mitrovicas ku ne me Krenari e kemi emëruar Stadiumin tonë në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për Riza Lushta i cili është njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli shqiptar.
I lindur në Mitrovicë në vitin 1916, Lushta ka qenë futbollist i skuadrave të mëdha nga Serie A, njëra ndër to edhe Juventusi.
Ai në 85 paraqitje me Zonjën e Vjetër ka shënuar 46 gola.
Juvevntus e ka kujtuar futbollistin kosovar, ku me 28.06.1942 shënoi hat-trick për të fituar kupën e dytë të Italisë.
Lushta vdiq në moshën 81 vjeçare në vitin 1997.