NUREDIN GËRVALLA HEROI I POPULLIT SHQIPTAR

NUREDIN GËRVALLA HEROI I KOMBIT SHQIPTAR

Populli shqiptar mbijetesën e vet në trojet e veta e ka siguruar gjithëmonë me luftë , luftë mbrojtese kundër çdo okupatori dhe shtylla e kombit tonë janë deshmoret e Shqipërisë .

Padrejtësive historike me shpatë dhe pushkë ju kemi kundërpërgjigjur , dhe kolosi sypatrembur aktivisti i ilegales Levizjes legjendare dhe një nga celulat e para të UÇK -së Nuredin Gërvalla ishte rritur dhe edukuar gjithnjë në frymën kombëtare dhe me dashurinë ndaj Shqipërisë lirisë çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Krah të djathtë krahas familjes kishte vëllaun bashkëluftëtarin e nderuar Agron A. Gërvalla një patriot shembullor .

Nuredini ishte i pandalshem në Europë ilegale protesta në shpërndarjen e Zerit të Kosoves dhe kur UÇK ja kishte me se shumti nevojë heroi i kombit Nuredin Gërvalla dha çdo gjë nga vetja në konsolidim të luftës në Dukagjin Drenicë etj kudo ku ishte nevoja urtia dhe vlerat e tij ishin shembull për ne të tjerët .

Ishte pjesemarres në aksione luftarake logjistike organizim gjithëmonë me zemren e zjarrtë luftarake liridashese.

Kishe lezet ta shikoje Nuren në uniformë me armë libra gazeta harta ma qonte mallin e Çerciz Topullit Qemal Stafes Vasil Shantos sa krenar dhe vizionar ishte .

Trimi i madh Nuredin Gërvalla kudo ku shkonte ja shtonte dhe disa pushkë kundër Serbisë Kriminale fashizoide .

Dha kontribut të madh dhe në batalionin gardist Shkelzen Haradinaj të ZOD të UÇK -së ku keto ditë i kujtojmë Nuren me bashkëluftëtar .
Kontributi i kolosit Nuredin Gervalla është epokal ai një jetë jetoi vertikalisht .

Nuredini për cdo gjë në jetë këshillohej me familje vëllezër Islamin Agronin të gjithë sepse kjo shtëpi ishte bazë ilegale lufte , kjo familje dha atomin e fundit për kombin .

Deshmori i atdheut Nuredin Gërvalla ishte shpirti i luftës çlirimtare dhe Nures e dëshmorëve ju takon lavdia e përjetshme.
Lugu i Baranit i njohur për luftëra kundër çdo hordhie i dha kombit shumë heronjë si kolosat Adrian Krasniqi , Xhemajl Fetahu , Fetah Selca Islam Berisha Gjergj Krasniqi etj

Jeta dhe vepra e vëlla Nuredinit dhe dëshmorëve do rrojë përjetësisht sa Shqipëria jonë .

Erald Selca

Leave a Reply