Shkrim nga Çlirimtari Fatmir Reqica
Unë Fatmir Reçica Llugaxhia
Të nderuar
Dashamirë.miq, familjarë, e bashkëluftëtarë. përderisa të gjithë botën festohet 9 Maji dita e Evropës, ne jemi të privuar nga kjo e drejtë, për shkak siq dihet botërisht ndaj tradhtisë nga individë të politikës, e kinse shqiptarë e atdhetarë. Ne pikërisht me (9 maj 2015) ishim KURBAN I NJË TRADHTIJE , dhe skeme të pregaditur nga caqe sllavo maqedonase në bashkpunim me “shqiptarë” Tradhtar, e antikombtarë, e njerëz që na e punuan mbrapa shpinës tërë këtë Tradhti. Ne pikërisht për 9 maj, po në këtë ditë të evropës, jemi të etiketuar e gjykuar rëndë, me termin shqiptartë “terrorista”, pra pikërisht këtë ditë festë për evropën, ne linqohemi me emrin si ( UÇK- ja është organizatë terroriste )dhe në fund gjykohemi e dënohemi po për të njejtën akuzë. Ku janë organet shqiptare që të reagojnë rreth këtyre etiketimeve, e këtyre lëndimeve morale e antikombtare që bëhen ?
Popull i dashur, e shoqëri e gjërë, ne duhet të protestomë me datën 9 maj, ti tregoj gjithë botes se këtu nuk ka vend për fest, por Protest.
Shqiptarët nuk janë, dhe nuk kan qenë asnjë her terrorista, por as UÇK-ja nuk oshtë Organizat terroriste, këto akuza vijnë nga qarqe serbo, maqedonase e ruse. Pra edhe njëherë ju bëjë thirrje që të na mbeshtetni masovikisht, që numri juaj të jetë motiv edhe për ne që gjendemi brenda, por edhe mesazh i fort për ata jashtë.
Shpresojmë që organet gjegjëse nga Kosova e Shqipëria, do merren më seriozisht me ne, do ngrisin zërin aty ku duhet që tema jonë të jetë temë diskutimi.
Gjithashtu të gjithë shoqërisë, miqëve e dashamirëve, ju kërkojmë falje nëse ju kemi bezdisur me postime të përditshme për rastin tonë, por halli ynë për liri, duhet të jetë edhe halli juaj për protes për tē na beshtetur në protestë per kto arsyje
Ne kerkojm
1).UÇK-ja nuk është organizatë terroriste, por është Ushtri Çlirimtare e popullit shqiptarë. Kjo gjë dihet edhe është e njohur edhe nderkombtarisht, është dëshmuar edhe në Hagë, është dëshmuar bollshëm në luftën e drejtë dhe moskonfrintimin e saj me normat e së drejtës ndërkombëtare” për dallim nga disa shtete tjera fqinje.
2). Komision hetimor të pavarur ndërkombëtarë.
3). Rigjykim të rastit në tërësi, për shkak shkeljeve elementare në gjykim nga gjykatat skandaloze sllavo-maqedonase. Duke mos pranu as edhe një dëshmitar të vetëm prej pales sonë.
Pra, që drejtësia të shkoj në vend, është pothuajse e patjetersueshme nevoja për këtë hetim ndërkombtarë.
4). Ekstradimin per mu Fatmir Reqicës, dhe Gjithë shokve të mij të idealit grupit Kumanoves në KOSOVË
5). DREJTËSI PËR KËTË PROCES POLITIK
Respekte për të gjithë ju të dashur, e pritshim ditë më të mira si popull e si komb.
Me respekt Luftari i UÇK-së
FATMIR REÇICA LLUGAXHIA