Hotel Magra Austria me patriotin Skënder Thaçi presin Batalionin Atlantiku të UÇK -së
Hotel Magra Austria dha një pritje të ngroht për Batalionin Atlantiku – Shqiptarët e UÇK-së
Nga Beqir SINA – Berdice – Prishtine
Një pritje e veçantë u mbajtë në Magra Austria në Bërdicë, bashkë me pjestarët e Batalionit Atlantiku dhe mysafirët e nderuar Gjeneral Skënder Doci, Mark Gjonaj, Flamur Gashi dhe Gjenaral Xhavit Kabashi, në “konakun” e Skëndër Thacit, aty ku krenaria dhe atdhedashuria është aq e fuqishme .
Një vizitrë e till pjestarët e Batalionit Atlantiku e patën të rezervuar nga e gjithë Kosova. Kudo ata u pritën si herojë me të gjitha nderimet dhe respektin – traditën dhe zakonet e Kosovës, prej nga Kulla e Haradinjave në Gllogjan, deri në kullën e Is Boletinit në Boletin.
Natyrisht, që një pritje të till ishte edhe ajo ne Berdicë vetëm tre kilometra larg Prishtinës-
Në natën e parafundit, ka qenë pronari i hotelit “Magra Austria”, z Skënder Thaqi,i cili ka pritur dhe ka shtruar me këtë rast një darkë, për të nderuar anëtarët e ish – Batalionit shqiptaro – amerikanët e UÇK-së “Atlantiku”, të cilët tashmë janë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, me po ata djem e vajza të cilët gjatë luftës në Kosovë, lanë Amerikën për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri.
Mikpritësi në mënyrë ceremoniale në hyrje të këtij mjedisi luksoz doli para “konakut” të shtëpisë simbas zakoneve të pritjes së miqve në Kosovë, me të gjithë të “zotët” e shtëpisë, duke filluar nga familja e tij administrata e personeli i shërbimit, të cilët kishin dalë për të pritur pjestarët e Atalantikut, dhe anëtarët e delegacionit, pjesë e këtij udhëtimi të lirisë së Kosovës, Gjeneral Skënder Doci, këshilltari Mark Gjonaj, kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare Marko Kepi, Ibrahim Qoku, dhe mysafirët Gjeneral Xhavit Gashi , këshillatari i Presidentit Meta, Flamur Gashi, Faton Kodra, Orhan Rama, Ilir Shaqiri e tjer.
Pronari i këtij hoteli, tepër luksoz Magra Hotel në Bërdicë, vetëm tre kilometra larg nga Prishtina , Skender Thaçi nga Tropoja – tregojë me këtë pritje bujarin dhe dashurinë , respektin e madh për këta herojë si i quajti ai pjestarët e Batalionit Atlantiku.
Me këtë rast libri “Marjana”: “Një zonjë në Fokusin e Ballkanit Perëndimor”, ishte si një dhuratë për komandatin e Batalionit Atlantiku Gani Shehu, këshillatrin Mark Gjonaj, Gjeneral Skëndër Doci, veprimtarin e njohur nga SHBA, Bruno Selimaj dhe gazetarin Beqir Sina.
Nuk mundem pa ju “gostitur” me nga një libër të tillë, librin “Marjana” – “Një zonjë në Fokusin e Ballkanit Perëndimor”, kushtuar humanistes së njohur znj.Marianne Graf, tha Thaci, duke shtuar në fjalën e tij se ky :”Libër flet mbi veprat e jetës dhe ndihmave të Marianne Graf, dhe janë të shkruar nga Lindita Sina,” e cila tha ai duke qeshur nuk është kushurira e Beqir Sina, që është së bashku me ju dhe është edhe miku im.
“Me shumë kënaqësi e prita librin “Marjana”, që mezi pres ta lexoj, kushtuar humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj.Marianne Graf, e cila me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, ka lënë gjurmë të mëdha duke përcjellë kudo shpresë, dashuri, paqe, mirëkupim dhe buzëqeshje” tha Gjeneral Skëndër Doci, duke faleminderuar në mënyrë të vecantë për patriotizimin e tij – humanizmin dhe pritjen e që i bëri Batalionit Atlantiku, zoti Skëndër Thaci.
“Po ju dhurojë këtë libër të cmuar, tha Thaci librin: “Marjana”: “Një zonjë në Fokusin e Ballkanit Perëndimor”, ngaqë historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe për këtë ju jemi shumë falënderues”.
Mirëpo, në fjalën e tij ai tha se sa ishte i lidhur dhe i apasionuar pas maleve, pas Kosovës, sepse edhe origjina e tij e të parëve të tij i përket Malësisë së Gjakovës, dhe për këtë ai nuk resht së punuari duke investuar në Kosovë e Shqipëri, duke treguar dhe eksperiencën e sjelle nga Austria, e cila tha ai ka funksionuar mjaft mirë në shumë biznese shqiptare në Kosovë e Shqipëri, edhe nga biznesmen të tjerë shqiptar.
Ndërkohë, duke faleminderuar për mikpritjen të zotin e “konakut”, sic e quajti ai, Gani Shehu tha se në Kosovë Batalionit “Atlantiku”, të cilët ishin pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, erdhën e luftuan me vetëmohim pa ndërprerë në Kosovë, 20 vjet më parë, për të arrirë së bashku këtë ditë që po gëzojmë sot Lirinë e Kosovës.
Shehu, ka folur pak edhe për përpjekjet që po bën Kosova, për zhvillimin e përgjithshëm, “një proces ky që nuk është edhe aq i lehtë, duke pasur parasysh të shkuarën shumë të rëndë dhe atë që zhvillimi i një vendi sic ishte Kosova e dalë nga lufta shkatërrimtare.
Dke ngritur një dolli : “Në emër të Batalionit, konkretisht shoqatës “Atlantiku”, ju faleminderojë për këtë pritje dhe urojmë suksese”, tha ish – komandanti i parë Gani Shehu, komandanti i luftës së këtij Batalioni, ndërsa vlerësojnë lartë punën dhe përkushtimin e secilit në Kosovë, të gjithë atyre që punon për një Kosovë më të mirë, edhe më të zhvilluar”.
Mark Gjonaj, i cili është pjesë e delegacionit shqiptaro – amerikan, gjithashtu tha se institucionet shtetërore, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të angazhohen që Kosovën ta bëjnë një vend edhe më të mirë për të jetuar.
Ndryshe, delegacioni i shoqatës “Atlantiku”, që zhvillojë një viztë një javore – përfundojë dje vizitën në Kosovë dhe në Shqipëri, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” dhe pjesëmarrjes direkte të këtyre djemve dhe vajzave në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një konferencë shtypi në Hotel Grand në Prishtinë.
Restaurant “Magra Austria” Beridicë – Prishtinë
Restaurant Magra Austria është një ndër restaurantet më prestigjoze në periferi të qytetit të Prishtinës në Kosovë. Gatimet tradicionale shqiptare, ne shijen e tyre me origjinale dhe te fresket i japin një karakteristikë dhe ndjenjë të vecantë cdo personi që viziton këtë restaurant.
Nëse kërkoni vëndin ideal për të kaluar disa momente relaksi në shoqërinë e miqve, partnerëve tuaj në biznes apo familjarëve, Magra Austria Hotel në Bërrnicë do të bëhet vendi juaj i preferuar.
Restaurant ju mirëpret të provoni ushqimet e shijshme me ambjentet e brendshme dhe të jashtme tepër komode dhe moderne dhe shërbimi profesional i stafit. Pa dyshim, këtu do të gjeni zgjidhjen më të mire për darkat tuaja familjare apo për drekat e biznesit. Menuja jonë e pasur dhe e shijshme do të kënaqë çdo shije për një experience unike në tarracën me pamjen me mbreslënëse.
Shkrim nga i nderuari Beqir Sina