Partizani humbet në Kupë
PRONONCIMI I TRAJNERIT SKËNDER GEGA PËR “SUPERSPORT”, PAS TAKIMIT TË PARË TË KUPËS NDAJ LUFTËTARIT
Gega: Ishte një hap fals. Megjithatë në Kupë janë 2 ndeshje. Ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Shpresoj që atë që bëri Luftëtari ta bëjmë ne në Gjirokastër. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo ndeshje e humbur.
Patë vlerësim maksimal në fushë?
Gega: Mendoj që edhe nga lojtarët ishte e vlerësuar. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Vlerësoj çdo ndeshje, edhe miqësore. Pjesa tjetër që është në stol, ka arsye. Do vazhdojmë kështu siç jemi. Nuk do ndryshojmë sepse humbëm një ndeshje në Kupë.
Je i kënaqur me anën psikologjike të skuadrës?
Gega: Ishim të përgjumur. Nuk pati përqendrim të duhur. Nuk duhet të kishim panik dhe të ishim të përgjumur. Shpresojmë të korrigjohemi dhe mos dorëzohemi. Asgjë nuk është mbyllur, do luajmë në Gjirokastër.
Sa shanse ka Partizani, a është ky momenti më i vështirë i skuadrës?
Gega: Ne kemi pasur dhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimist. Kemi dhe një ndeshje tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë. Bëmë shumë presion. Luftëtari luajti në mesin e fushës. Ligji i futbollit kështu është. Gjithsesi gabuam, është diçka që duhet korrigjuar. Kemi aq shanse sa kishte Luftëtari para se të fillonte loja.