Luftëtari i njohur Ali Gashi thirrje për protestë

THIRRJE PËR PROTESTË

Është hera e parë në jetën time që do të marrë pjesë në protestë!
Kjo protestë ka për qëllim që t’i kthehej dinjitetin vlerave të luftës dhe që të mos konsiderohen vlerat e luftës si rendi i fundit i kësaj shoqërie të pas luftës.
UÇK-ja është më meritorja për shtetin e Kosovës; familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës, veteranet e vërtet të luftës, familjet e martirëve, familjet e të zhdukurve, këto kategori janë themeli më i fuqishëm i shtetit tonë. Ne vendosëm të mirën e popullit, para të mirave dhe përfitimeve personale.
Ne vendosëm të japim jetën për Kosovë!
Sikur të mos ishte UÇK-ja sot nuk do të mund të merrnin paga të mira as deputetet, as mjeket, as mësimdhënësit, as policët, as posta, as aeroporti, as trusti, as gjykatësit, as prokurorët, as shërbyesit civil, as ministrat, etj.
Pa UÇK-në nuk do të kishim as liri e as shtet!
Prandaj, mos të keqpërdoret modestia e ushtarëve të UÇK-së. Ne jemi shoqëria më e disiplinuar e shtetit tonë; kurrë telashe nuk i kemi nxjerr Kosovës, dhe në qoftë së janë fryrë listat e veteranëve, atëherë nuk jemi fajtor ne, veteranet e vërtet, sepse ato u frynë nga politika e vendit.
Unë mendoj që familja e dëshmorit duhet ta ketë pagën më të madhe se të deputetit, flijimi i jetës është mesazh më i madh se fjalimet pa rezultate në foltore! Invalidi i luftës duhet ta këtë pagën më të madhe se të profesorit, mësimin për atdhedashurinë e dha duke lënë gjymtyrët e veta! Veterani duhet ta këtë pagën më të madhe se të policit; morëm një detyrë në kohën kur rreziku ishte në çdo anë!
Të gjithë jemi dëshmitar të grevave të fundit, të cilat rezultuan në rritje pagash.
Në seancën e kuvendit kur u vendos për rritje të pagave për të gjithë sektorët, askujt nuk i ra ndërmend për kategoritë e luftës.
Për më keq, ditëve të fundit po proklamohet se veteranët janë pengesa kryesore pse nuk mund të rritet paga minimale në Kosovë.
Ky është një ofendim për të gjithë ata që vendosën të japin jetën për këtë vend e këtë popull.
Është një fjalë popullore kur thotë: “Fëmija për pa qajt, as nëna nuk i jep gji”.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam RESPEKT!

Prandaj, ju bëjë thirrje të gjitha kategorive të luftës që të merrni pjesë në protestën që do të
mbahet me dt. 15. 02. 2019 në ora 12:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, protesta do të jetë paqësore.

Me respekt!
Ali Gashi ushtar i brigades 113 Mujë Krasniqi zona e Drenicës.

Leave a Reply