Pandeli Sotiri koka e Rilindjes Kombëtare
PANDELI SOTIRI (1843 – 1892)
Pandeli Sotiri ishte diplomuar për mjekësi në Austri, profesion të cilin e la për t’iu përkushtuar lëvizjes kombëtare, sidomos si Drejtor i Mësonjëtores së Korçës, gjë që i kushtoi edhe jetën në moshën 49-vjeçare.
U lind më 1843 në Selckë të krahinës së Lunxhërisë, në Vilajetin e Janinës. Së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat nga Koto Hoxhi.
Sotiri qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare të krijuar në Stamboll më 1877 dhe degëzimin e tij Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip. Në korrik të vitit 1881 u organizua në Bukuresht një mbledhje e atdhetarëve shqiptarë të asaj kolonie, të cilët formuan Shoqërinë “Deg’ e Shoqërisë së Stambollit”. Pas krijimit të kësaj Shoqërie, shkuan në Bukuresht Jani Vretoja e Pandeli Sotiri, të dërguar nga Shoqëria e Stambollit.
Më 1884 mori përsipër botimin e të përkohshmes së parë që shkruhej krejtësisht në gjuhën shqipe, “Drita”, që u botua së pari nga Petro Poga. Sidoqoftë, Sotirit iu desht të nxirrte një leje të re dhe ta riemërtonte, duke e quajtur “Dituria”.
Më 1887 Sotirit iu mundësua leja nga vëllezërit Frashëri që të hapte shkollën e njohur si Mësonjëtorja e Korçës, e cila u hap në shtëpinë e Mandi Terpos. Iu desh të ikte në Greqi të njëjtin vit, duke ia lënë drejtimin shkollës zëvendësit të tij, Thanas Sinës.
Sotiri vdiq më 1892, i hedhur nga kati i tretë nga ortodoksë fanatikë në Selanik, organizuar nga e shoqja dhe kunati i tij.
Në fotot më poshtë, shquhet edhe pllaka përkujtimore në vendlindjen e tij, Selckë, Lunxhëri.
I PËRJETSHËM KUJTIMI I TIJ!
Për më tepër, lexoni shkrimi më poshtë, nga ku u shkëputën të dhënat më sipër: