Njoftim nga Hendbolli Gjakovar
NJOFTIM
Kryesia e KH Vëllaznimit ne mbledhjen e rregullt te mbajtur me 13 Janar 2019, ka diskutuar per pergatitjet e stinorit te ri si dhe per pergatitjet e kuvendit te rregullt te punes duke vendosur qe:
1. Mbledhja e re e kuvendit te organizohet me 21 Janar (ftesa do te publikohet se shpejti ne faqen e Klubit)
2. Kuvendi i rradhes te jete edhe Kuvend zgjedhor, ne menyre qe ti jipet rasti edhe personaliteteve te tjera te Komunes se Gjakoves qe te angazhohen ne strukturat drejtuese te Klubit, qe nga pozita e Kryetarit deri tek anetaret e kryesi, si dhe te freskohen organet drejtuese te klubit
3. Deri ne Kuvendin e rradhes, Florin Buza qe njeherit eshte edhe sekretar i klubit te marre poziten e UD te Kryetarit te Klubit ne menyre qe ne kuvendin e rradhes te futen ne gare te barabart si Kryetari aktual edhe kandidatet potencial per poziten e kryetarit dhe te anetarve te kryesis.
4. Ne kuvendin e rradhes do emerohen ose konfirmohen strukturat drejtuese te klubit.
Me kete rast Kryesia e KH Vellaznimit ju bene ftese te gjitha figurave te spikatura te Hendbollit qe te shqyrtojne mundesine per pozitat udheheqese te klubit.
Me respekt,
Kryesia e KH VËLLAZNIMI