Europa nuk e ka zgjidhur kurrë problemin në Ballkan !
Europa në raport me shqiptarët me Rusinë cariste ka kryer padrejtësi historike coptimin e tokave tona për hesap grekëve shkijeve malazezeve maqedoneve .
Antishqiptarizmi i kësaj Europe në koordinim me otomanet serbosllavet grekët shkaktuan tragjedi dhe lot për kombin tonë të shumëvuajtur .Europa heshti në rastin e Sanxhakut Toplices luftërave ballkanike në dëbimin e miliona shqiptarëve me marrëveshje Jugosllavo-Turke për spastrimin etnik të trojeve tona heshti për masakrat e Zverves në Çameri të kryekriminelit Tito etj Europa u bë palë me krimin më të madh pas luftës dytë botërore sëbashku me OKB e kompremetuar kur Sllobodan Millosheviç dhe Serbia shkaktuan 4 luftëra në Slloveni Kroaci Bosnje Kosovë duke vrarë mbi 300 mijë veta e kryer masakra të tmerrshme .
Këto krime barbari çmenduri ndodhën para ndërgjegjes fjetur europiane mu para syve të tyre u theren kroatet boshnjaket shqiptaret e këto masakra nuk do ndaleshin kurrë sa për Europë po ishte Amerika ajo që bëri Dejtonin i dha fund luftës në Kroaci dhe Bosnje , mandej Amerika mbeshteti UÇK pas ca hezitimeve në duke mos lejuar një Bosnjë të dytë .
Pra ky është realiteti Europa dhe OKB ja janë të zhytura në krim bashkëpjesëmarres ose në variantin me të butë të pazot të paaftë në menaxhim situatave të rënda .Europa duhet të reflektojë mjaft ishe dhe ende je avokate e adresës së krimit Beogradit fashizoid ./Erald Selca