Opinion nga Gjeneral Selim Krasniqi
E tha edhe zotri Nice ( Nais ) , se gjykata speciale eshte ne interes te Serbis dhe e nxitur dhe formuar nga Serbia fashiste! E tha edhe ai se qellimi eshte qe permes kesaj gjykate synohet te barazohet gjelati me viktimen dhe se me ane te kesaj gjykate synohet te njolloset lufta dhe te ndryshohet historia! Pra, shume gjera ne vendin ton jane bere me qellim qe te njollosemi dhe te humbas besimi ne te gjithe pa perjashtim! Edhe listat e veteraneve te cilat u mbushen me manipulant e veteran te rrejshem e me kete rast politika synoj te siguroj vota me shume dhe natyrisht edhe u pasuruan disa , ka patur po kete qellim, pra njollosjen e figures se veteraneve dhe luftetareve te vertet! Menyra e vetme qe te pastrohen keto lista dhe te kthehet ne vend dinjiteti dhe krenaria e luftetareve, eshte qe te hiqet dore nga kjo page e cila lirisht mund te quhet si ndihme sociale dhe ti tregojm botes qe ne nuk ishim mercenar por ishim luftetar lirie! Te gjithe ata qe jane ne moshe per pune do te duhej te imponoheshin dhe te sistemoheshin ne vende pune, ndersa pension me te dinjitetshem do te duhej te pranonin ata qe jane ne moshe te shtyre dhe Invalidet e luftes! Ne kete rast edhe do largoheshin mashtruesit nga listat e veteraneve te luftes dhe do kthehej dinjiteti i luftetareve ne vend e do u mbylleshin dyert keqperdoruesve dhe profitereve te luftes! Natyrisht ruaj bindjen se te gjithe manipuluesit dhe mashtruesit, kushdo qofshin ata te denoheshin nga ligji. SK