Një poezi satirike me vlerë nga poetja e çmuar Ganimete Jakupi

PËR TY
………………………..
(Poezi satirike)

Zgjohem heret në mëngjesë,
Në ditë me borë edhe shi,
Trupi më dhemb nga lodhja,
Duke vrapuar për ty.

Disa tallen me mua,
E disa më lavdërojnë,
Por unë shikoj punën time,
Ashtu si më vie më mirë jetoj.

Asnjëherë nuk po di me u kënaq,
Veç mendja tek ti po m’rri qysh me të pas,
Sa më shumë me të përfitu,
E me u kënaq t’u jetu.

Çdo ditë që po kalon më shumë,
Lakmia ndaj teje po më le pa gjumë,
Tash po e di çka është me të fitu me ndjersë,
Vlera jote shumë po ka peshë!
( Paraja).

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.