Një perlë letersie nga e madhja Eva Tafa
Një mollë për ty… 🍎🐞
Thjesht jam unë, me njëmijë e një të mira, e me njëmijë e një të këqija. Kjo jam unë e mahitshme, në çdo dimension, e gjitha, shpirtmira dhe pamja më bukur në botë. Unë nuk di të krijoj probleme, mbase ngase jam një problem i bukur vetë, dhe i guximshëm për atë që ia merr dritën hënës dhe e vendos në rrugën time, ose për atë garip, që stuhive të frikshme ia zvogëlon rrugën, sepse jetën time, të bukur, lozonjare, kapriçoze, të mistershme, të vuajtur e kam mbi kokën time vetë.
Thjesht jam unë, me njëmijë e një të mira, e me njëmijë e një të këqija. Ti mund të më duash, të më urresh, të shkosh, apo të ndalosh, të hapësh librin e historisë sonë, ose të shndërrohesh në një busull pa objektiv, larg territorit tim, sepse unë jam mrekullisht mirë me veten time. Nëse nuk mund të më përballosh, hape rrugën të kalojë, ai që nuk më krahason me asnjë, ai që nuk tundohet as me bakllavanë e parë që i serviret, ai që është si uragani dhe me fjalën e tij të kthen në një njëri dëbore!
Thjesht jam unë, me njëmijë e një të mira, e me njëmijë e një të këqija. Nuk kam asnjë minut kohë për të humbur, të ndjek dikë, që nuk më rreshton ditë lumturie! Pyete veten mirë kur të nisesh për të ardhur në këtë tempull bardhësie, pasi gjithësecilit i nis një ortek nëse më lëshon sikur edhe gërmë të thyer apo një letër të zhubrosur në ditët e mia të paqta! Unë jam një thesar dhe kam një mrekulli brenda trupit tim, që quhet molla Eva!
P.s
Kush ha një mollë në ditë mban larg doktorin, thotë shkenca 😉