Me sportivitet nga e mirënjohura Ganimete Jakupi

ME SPORTIVITET

Me sportivitet dua të kaloj çdo moment
Edhepse ndonjëherë nuk e kam lehtë
Por në shpirt dua të kem qetësi
S’dua të trazoj veten për asnjëri

Me sportivitet dua të jetoj në këtë botë mizore
Sepse s’ja vlen të shqetësohesh kot
Gjërat që kanë për të ndodhur
Do të ndodhin, nuk ndalohen dot

Me sportivitet eci ditë e netë
Për një mendje dhe trup të shëndosh
S’ia vlen të trazosh shpirtin me toksicitet
Se një jetë kam dhe jetoj siç dua vetë

07.04.2025
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.