Çfarë po ndodhë-nga e mirënjohura Ganimete Jakupi Demiri
ÇFARË PO NDODHË!…
Çdoherë ju bën mirë,
Gjen keq.
Në prezencë duken engjëj,
Prapa dalin dreqër.
Botë misterioze me njerëz diferentë,
Mosmirënjohës, smirëkeq.
Në shtëpinë tënde shesin mend si mbretër
E në të vetën i ulin veshët.
Tërë ditën ecin, shikojnë punët e huaja,
Non-stop pa punuar vetë, tjerët kritikuan.
Sa herë bisedon me ta diçka gjoja në besim,
Fjalët e tua kanë me t’i bërë për mjerim.
Sa herë ngritesh në sukseset e jetës,
Do të denigrojnë me patjetër.
Këta njërëz jetojnë në tokë, e lavdin në qiell,
Nga goja nxjerrin veç vrerë.
Sa herë të shesin mend për moral e pasuri,
S’lanë gjë pa bërë me tinëzi.
Sa gabime bëjnë, padrejtësitë nuk i pranojnë,
Shtiren si “Viktima” në mesin tonë.
Çfarë janë këto edhe shumë tjera nuk e di,
Por jeta dhe njerëzit t’i mësojnë gjithnji.
©️Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.