Interi poshtëron Atalanten

Interi pushton Bergamon, në Gewiss Stadium zikaltërit kanë triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Atalantës. Pas një pjese të parë në ekuilibër, skuadra e Inzagit zhbllokoi sfidën me Carlos Augusto (54′), ndërsa Lautaros (87′) vulosi fitoren. Një sukses që i lejon Interit të tentojë të arratiset në krye të tabelës.