Opinion nga Taulant Shala për Dr.Sadri Berishen
Sadri Berisha – Një emër që meriton të jetë në Kuvend
Në këto zgjedhje parlamentare, listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së i është bashkuar edhe Sadri Berisha. Me profesion mjek, ai është një nga të paktët profesionistë që ka dy specializime në fusha të ndryshme – specialist i përgjithshëm dhe specialist i kirurgjisë kardiovaskulare.
I njohur për aftësitë e tij të larta profesionale, përkushtimin dhe qasjen humane, Sadri Berisha ka fituar respektin e qytetarëve. Ai është gjithmonë i qasshëm, i afërt dhe empatik, duke u bërë një shembull i shkëlqyer për kujdesin ndaj pacientëve. Integriteti i tij moral dhe profesional është i padiskutueshëm, ndërsa besnikëria ndaj parimeve të Hipokratit e bën atë një figurë të besueshme dhe të vlerësuar.
Në një kohë kur politika shpesh dominohet nga fjalë boshe dhe premtime të zbrazëta, Sadri Berisha dallon për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj çështjeve me rëndësi për qytetarët. Ai nuk ka nevojë për fjalë të mëdha për të bindur njerëzit, sepse puna e tij flet vetë. Pikërisht për këtë arsye, shumë qytetarë që nuk janë të angazhuar politikisht kanë shprehur vullnetin për ta votuar, duke e parë atë si një përfaqësues të denjë në Kuvend.
Ndryshe nga shumica e kandidatëve që në fushata derdhin para për të fituar vota, Sadri Berisha ka një mbështetje të natyrshme, të sinqertë dhe të merituar. Kur dikush pyet nëse ai ka vend në listën e 10 më të mirëve, përgjigja shpesh vjen me ironi të ëmbël: “Doku e ka vendin në 5-she!” Kjo tregon respektin dhe mirënjohjen që njerëzit kanë për të, një fryt i punës dhe përkushtimit të tij ndër vite.
Veprimet e mira sjellin gjithmonë pasoja të mira. Suksese, doktor!