Poezi brilante nga poetja spikatur Ganimete Jakupi

I BËJ T’FALA…

I bëj t’fala atyre që ditë e natë
Si me pahir bëjnë sehir
Pa pasur asnjë pikë mëshirë
Të lënë në errësirë.

I bëj t’fala atyre që edhe shpirtin
Dojnë me ta pushtuar
E mendjen dojnë me ta ndryshuar
Vetëm ty mos me të pa t’u përparuar.

I bëj t’fala atyre që punojnë
Si shërbëtorë të djallit ditë e natë
Që shkatërrojnë njerëzinë pa asnjë shkas
I bëjnë njerëzit të vuajnë çdo çast.

I bëj t’fala atyre shpirtligëve
Që trazojnë shpirtëra engjëllorë
Mëkatet e tyre janë aq të mëdha
Ku nuk mund t’i kalojnë në asnjë purgatorë.

I bëj t’fala atyre smirëzinjëve
Edhe ju them një porosi:
Se jeta është si bumerang
Sot bërë të tjerët të vuajnë nesër do të vuash ti.

11.10.2024
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.