Karma -poezi e veçantë nga poete Ganimete Jakupi
KARMA
Kisha dëgjuar qysh në fëmijëri,
Që thuhej “Karma” ekziston për çdonjëri,
Kjo fjalë për mua ishte e panjohur,
Andaj shfletova për të tërë kohën.
Mësova që në jetë duhet të kesh kujdes,
Çdo gjë që ia gaton tjetrit,
Karma një ditë do ta kthej,
Si për mirë e si për keq.
Kuptova me kohën se Karma ekziston,
Nga përvojat e jetës gjithçka mëson,
Asnjëherë mos vepro diçka keq ndaj tjetrit,
Ktheja shigjetat së pari vetit.
A do të dukej mirë ajo që ti vepron,
Mendo edhe për tjetrin si reagon,
Andaj çdo veprim ka efektin e vetë,
Një ditë ajo do të troketë.
Sikur gjërat çdoherë të peshohen nga çdonjëri,
Fjalët, grindjet nuk do t’kishin vend,
Njerëzia do të ishte ndryshe,
Në globin tokësor do të kishte më shumë lumturi.
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.
- Shënim: Fjala “Karma” rrjedh nga gjuha e lashtë indiane (sanskritisht) dhe do thotë vepër ose efekt. Karma është një efekt shpirtëror i shkakut dhe pasojës, ku thuhet se çdo veprim fizik dhe mendor ka një pasojë. Andaj, kujdes – Silluni me të tjerët ashtu siç ti dëshiron të sillen me ty.