Ziliqari/ja një poezi realiste nga e mirënjohura Ganimete Jakupi
ZILIQARI/JA
Ziliqarja sillet sikur shumë të admiron
Vëmendjen për çdo gjë ta kushton
Nëse ju dukesh se përparon
Zilia pafund e shkatërron
Shpeshherë të afrohet gjoja se të don
Sikur shfaq reflektim tek ti
Por në fakt çdo rezultat pozitiv i pengon
Me zili flet për ty çdokund ku shkon
Mundohet në çdo rast me të këshilluar
Vetja i duket e perfeksionuar
Gjërat i sajon si ia ka ëndja
Nga zilia plas përbrenda
Ziliqarja kur e sheh se nuk ia varë fare
Fillon e shpif për ty pafund
Mundohet çdokënd me ta kundërvënë
Se zilia e saj kalon në tjetër diapazon.
03.11.2024
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.