Njoftim me vlerë nga Dr Alban Zeqiri

Simpoziumi i V-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me temën:
«Dhimbja si sfidë shumëdimensionale» po afrohet.
Siç iu kemi informuar më herët simpoziumi do të mbahet më datën: 09.11.2024 në hotel Marriott, Neumühlequai 42, 8006 Zürich, duke filluar nga ora 13:00.
Në simpozium do të ligjërojnë specializantët e lëmive të ndryshme nën udhëheqjen e mentorëve me përvojë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një program i pasur, që përfshinë ligjërata State of the Art dhe diskutime interaktive mbi qasjet moderne në terapinë e dhimbjes.

Bashkangjitur e keni programin e detajuar. Lajmërimi i pjesëmarrjes bëhet përmes linkut: https://forms.gle/ZACUt5MyJnTLqEcn8
Si çdo herë, përparësi pjesëmarrjeje kanë anëtarët e rregullt të LMSHZ-së.

Me respekt,
Kryesia e LMSHZ-së dhe grupi punues i specializantëve të rinj