Oqean e qiell ndjenjash për ty dashuri
Thellë në shpirt
Ne syte e tua oqean,
Pa varke shpetimi do lundroj
ne brigje ndjenjash anembane,
korale zemre do zbuloj.
Do përplasem në botën tende
si një i plagosur
do kem etje ,do kem uri
dhe rrahjet e zemrës nuk do pushojnë
për ty ….
dhe nese mbytem që ta dish
zemren tende varr ta kem
nga thellësia mos me nxirrë
shpirti im aty të ketë folen